Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Gjarpri hyn në kabinë, lë pa drita Malin e Robit

Foto/ Gjarpri hyn në kabinë, lë pa drita Malin e Robit
Një pjesë e zonës së Malit të Robit në Kavajë ka mbetur pa energji elektrike, për shkak se një gjarpër ka hyrë në një kabinë elektrike.

Sipas OSHEE-së, rreth orës 11.30 u stakua linja 35kv Shkozet-Kavajë. Brigada e OSHEE-së është nisur të verifikojë avarinë dhe defekti u identifikua në një kabinë private pranë zonës së Shkallnuerit.

Shkak ishte një gjarpër që kishte prekur pajisjet e tensionit 35 kv, duke sjellë stakim të gjithë linjës disa kilometra. Aktualisht kabina është futur në punë, ndërsa është rikthyer energjia elektrike në të gjithë zonën.