Na ndiqni edhe në

Udhëtim

Foto/ Çfarë spektakli natyre, këta janë pyjet më të bukur në botë

Foto/ Çfarë spektakli natyre, këta janë pyjet më
Këta që do të shikoni në këtë foto-galeri janë padyshim ndër pyjet më të bukur dhe spektakolar të planitit tonë, Tokës. Ata ngjajnë me copaza parajse mbi Tokë dhe bukuria e tyre nuk i lë vend imagjinatës.

1- Ujvara Iguazu, e cila është në kufirin midis Argjentinës dhe Brazilit, ka pyje të dendur dhe të bukur për tu parë.

2- Kjo hekurudhë e braktisur treni është në pyllin pranë Caransebes, Rumani, dhe është e njohur edhe si tuneli i dashurisë.

3- Një nga pyjet më mahnitëse në Angli janë pyjet e Qarkut Peak të pasur me pemë të lashta e me gunga.

4- Angkor Wat, tempulli i përzier me pemë gjigante është konsideruar si një nga mrekullitë e lashta të botës.

5- Çdo vit gjatë pranverës, liqeni i Gjelbër në Tragoess, Austri, përmbytet dhe mbulon me ujë gjithçka përreth tij.

6- Jiuzhaigou, Parku Kombëtar i Kinës është i pasur me pyje të trashë dhe të harlisur dhe ka përreth liqene të ndritshme ngjyrë blu.

7- I njohur si një nga kopshtet më të bukura të botës, Keukenhof është i vendosur në qytetin piktoresk të Lisse, vetëm një orë me tren nga Amsterdam.

8- Pylli i Majmunit është i vendosur në Ubud, Bali, nuk është vetëm një shtëpi për më shumë se 600 majmunë, ai gjithashtu pret tempujt e lashtë hindu.

9- Një kopsht me selvi në Karolinën e Jugut i mbuluar me mjegull në mëngjes herët.

10- Pylli Hallerbo në Flemish Brabant, Belgjikë, është i famshëm në të gjithë botën për mbyshjen e tij me zymbyla, të cilat shfaqen gjatë pranverës.

11- Pylli i fundosur në Kazakistan që ngrihet mbi Liqenin Kaindy, një fenomen natyror i formuar pas një tërmeti në vitin 1911, i cili i la pemët pjesërisht të zhytura në ujë.

12- Amazona është pylli më i madh tropikal në botë, shtrihet mbi Brazil, Kolumbi dhe Peru, dhe është një shtëpi për më shumë se 300 lloje të gjitarëve dhe 1800 lloje të zogjve.

13- Qyteti i bukur i Savanah, Gjeorgji, ka fituar pseudonimin e `Qytetit Pyll`, në sajë të specieve të shumta të pemëve myshk që formojnë harqe mbi rrugët e saj.

14- Në pyjet Meghalaya të Indisë, rrënjët e kësaj peme gjatë dekadave janë rritur përtej lumit për të krijuar atë që është njohur si një urë me rrënjë të gjalla.

15- Në afërsi të kufirit mes Kinës dhe Kazakistanit qëndron pylli i madh me pemë kajsi, të cilat çelin në rozë dhe të në bardhë çdo pranverë. Është i njohur gjithashtu si Lugina Kajsi.