Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fol me kryeministrin, hapet faqja e dialogut për protestat!

Fol me kryeministrin, hapet faqja e dialogut për protestat!

Një tjetër hapësirë ndërveprimi me qytetarët, “Fol me Kryeministrin”, u prezantua nga Kryeministri Rama, si një platformë e hapur 24 orë, përmes së cilës çdo qytetar mund të komunikojë dhe të ndajë mendimet e tij me Kryeministrin dhe qeverinë. Duke iu referuar klimës së protestave dhe vështirësive në zhvillimin e dialogut, Kryeministri tha se teknologjia krijon një mundësi të re për komunikim të drejtpërdrejtë, shkëmbim informacioni dhe opinionesh, përmes një skuadre të dedikuar që do të ndjekë ndërveprimet në platformë.

Kryeministri Rama: Bukur, faqja është gati. Cilido që është i dëshiruar për të komunikuar, për të hyrë në një dialog në kushtet, kur vijmë nga një sfond protestash, përshkallëzimesh, dhune, presioni, kërcënimi, përpjekjesh për ta penguar me çdo kusht dialogun, kjo është ura që është ngritur për ju.

Një urë funksionale, një urë e hapur 24 orë, një urë ku patjetër një skuadër e dedikuar do të garantojë gjithë qarkullimin e informacionit edhe të opinioneve që shkëmbehen dhe kështu jemi në kushtet kur në këtë fazë, sepse besoj që më herët se vonë do të shkrihen dhe akujt e vendosur artificialisht nga ata të cilët mendojnë se mund t'i imponohen shoqërisë, mund t'i imponohen bashkëjetesës demokratike, mund t'i imponohen të gjithë atyre që mendojnë ndryshe prej tyre dhe ndërkohë ne shfrytëzojmë këtë mundësi të artë që na jep teknologjia.

E keni në kompjuter, e keni në pasqyrën e celularit. Mirë se vini në “Dialog”!