Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Flasin miqtë e ngushtë/ Kush ishte Adela Xhamani, dhe ҫfarë pëlqente ajo

Flasin miqtë e ngushtë/ Kush ishte Adela Xhamani, dhe ҫfarë
Të dielën e 29 tetorit, në moshën 31-vjeҫare ndërroi jetë ish-banorja e “Big Brother Albania 2”, gazetarja Adelajda Xhamani.

Lajmi i vdekjes së saj troniti opinionin publik dhe të gjithë ata që e kishin njohur Adelën.

Miqtë e Adelës kanë folur për “Lart e Poshtë” dhe kanë treguar më shumë për të.

“Ajo ëndërronte një shtëpi të madhe, të bardhë, me oborrin mbushur me lule e me një qenush të vogël që lodronte në të. E përshkruante me detaje këtë ëndërr, ndërsa dëgjonim e ridëgjonim disa herë “Casa Bianca-n” e Marisa Sannia. Ndër udhëtime të gjata e të shkurtra, nëpër arratisjet larg Tiranës, drejt qetësisë së shpirtit, ku flisnim e qeshnim.

Bënim plane e projekte për jetën, tregonim histori të shkuara e thurnim ëndrra për të ardhmen, ashtu si kjo shtëpia e ëndrrave, si miqësia jonë që do të zgjatej deri në pafundësi, si udhëtimet, si muzika e gjithçka që deshëm e kishim planifikuar të arrinim në këtë jetë”./I.M-Dritare.net