Na ndiqni edhe në

Emisionet

Si ishte të jetoje në Sazan për 10 vite? Rrëfimi i Arta Isufit

Si ishte të jetoje në Sazan për 10 vite? Rrëfimi i Arta

Në një rrëfim prekës dhe plot nostalgji, Arta Isufi një ish-banore e ishullit të Sazanit ndan kujtimet e saj nga një dekadë e jetuar në bazën më të madhe ushtarake detare të Shqipërisë. Historia e saj nis në verën e vitit 1979, kur mbërriti në ishull si një nuse e re, vetëm pak ditë pas martesës, për të jetuar pranë bashkëshortit të saj marinar. Duke qenë vlonjate dhe me një dashuri të madhe për detin, përshtatja në ishullin strategjik nuk ishte e vështirë.

Ajo kujton fjalët e së ëmës: “jeta bëhet dhe në majë të malit me një njeri që e do”, një filozofi që e udhëhoqi gjatë viteve të jetesës në Sazan.

Jeta në ishull ishte një përzierje e mbresave të bukura dhe vështirësive të mëdha. Ajo flet për një komunitet të ngushtë familjesh marinarësh, por edhe për kufizimet, ku gjithçka funksiononte me urdhra të rreptë nga ministritë e kohës.

Ajo gjithashtu kujton lundrimet e gjata të burrave, të cilët mungonin me muaj të tërë dhe ktheheshin me mjekra të gjata e pa cigare, si dhe urdhrat shpesh të kota që rregullonin jetën e tyre të përditshme. Pavarësisht vështirësive, lidhja e saj me Sazanin mbetet e fortë.

Ajo e viziton shpesh ishullin, nga malli dhe nostalgjia, një ndjenjë që e ndan edhe me djalin e saj që jeton në Danimarkë, i cili gjithashtu ruan një kujtim të thellë për vendin ku kaloi një pjesë të fëmijërisë./dritare.net