Rëndohet bilanci i tragjedisë brenda familjes në Maliq, ndërron jetë edhe vajza 6-vjeçare!
Dritare.net

Pas ditë pas ngjarjes së rëndë në një familje në Maliq, ku humbi jetën nëna dhe djali 14-vjeçar, tragjedia në familjen Hazillari është thelluar pasditen e kësaj të premteje. Vajza 6-vjeçare që pësoi djegie të shumta nga zjarri ka ndërruar jetën në QSUT në Tiranë ku u shtruar që pas tragjedisë.
Nefeli pësoi djegie në 45% të trupit, kryesisht në fytyrë dhe duar dhe nuk ia doli dot të mbijetonte.
Ishte ora 13:30 kur teksa fëmijët luanin në një sfungjer në kuzhinën e tyre shumë të varfër, nëna Rrahime Hazisllari 40-vjeçe pikasi tymin e zjarrit. Minutat ishin të tmerrshme dhe shumë tragjike. Rrahimja kishte mundur t’i nxirrte të vegjlit e saj, Lukën 13-vjeç dhe vajzën 6-vjeçare, ndërsa vetë mbeti e vdekur në derën e kuzhinës.
13-vjeçari Luka Hazisllari u gjet në gjendje kome jashtë banesës dhe sapo mbërriti në spital humbi jetën.
Pas disa diitësh, sot edhe e mitura ndërroi jetë. Ngushëllime familjes!/dritare.net