Na ndiqni edhe në

Fjorda di një Vend

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

Nga Fjorda Llukmani

Udhëtimi që do t’ju përshkruaj ishte tepër i veçantë për mua. Bashkë me një grup miqsh dhe me fëmijët e tyre të moshave nga 10-15 vjeç, u nisëm nga Dhërmiu në kërkim të Tragjasit të Vjetër. Kur zbret nga Llogaraja mund të shikosh vetëm Dukatin e një pjesë të Tragjasit të Ri. Shtëpitë e vjetra që kërkonim nuk dukeshin gjëkundi pasi fshihen pas kodrave. Më ka intriguar shpesh vizita në këtë fshat historik, jo vetëm sepse jam nga Vlora me origjinë, por kur marr rrugën për në jug shoh gjithmonë tabelën në hyrje të Tragjasit mendoja “Ç’mund të ketë aty vallë?”

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

Mora spunto nga reportazhi i Rudinës për zonjat e Tragjasit e u nisa në drejtim të së panjohurës. 10 minuta larg rrugës nacionale fillojnë të shtrihen shtëpitë e reja. Në qendër të fshatit janë shtatë rrepe që quhen Monumente Kulture. Pyeta një zonjushë aty pranë e më tregoi që Rrepet e Izvorit janë të mbrojtura pasi janë mbjellë mbi 250 vjet më parë.

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

Madje njëra prej tyre mendohej të ishte 500-vjeçare ose dhe më shumë. Rrapi më i madh ka lartësi 60 metra dhe perimetër trungu rreth 10 metra. Dukeshim tepër të vegjël para kurorave të pemëve që krijonin fresk të paparë. Dikur zhvilloheshin takime dhe kuvendet e popullit. Pranë rrapeve shikoje burimin e lumit të Izvorit që derdhet në gjirin e Vlorës. Po të isha fëmijë me dëshirën më të madhe do të kridhesha aty, e do të luaja volejboll në rrjetën e improvizuar poshtë rrapeve.

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

Megjithatë, qëllimi ynë kryesor ishte të gjenim Tragjasin e Vjetër për të cilin flisnin të gjithë. Më thanë se rruga është e prishur e duhej shkuar në këmbë, por s’m’u duk aq keq për të ecur me makinë.

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

Gjithsesi shikojeni vetë se mos thoni pastaj morëm mendjen e Fjordës e na u ca satokarti (fjala që bie). Ndaluam tek Agroturizëm Sofra e Vjetër për të porositur drekën. Zonja Dhurata ishte pak e ashpër në komunikim me njerëzit, por kështu janë zakonisht njerëzit nga Dukati. Ama ushqimin na e qau kështu që s’po ankohem për mënyrën e komunikimit me idenë se duhet t’i shohësh punën jo gunën’. Porositëm mish në saç e ushqime të tjera të zonës dhe u nisëm në fshatin e vjetër.

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

Për pak filluan të dukeshin rrënojat e para. Lamë makinën diku e zgjodhëm një pjesë ta bënim në këmbë.

Sipas informacioneve, Tragjasi i Vjetër është djegur tre herë. U shkatërrua disa herë nga pushtuesit osmanë dhe u rindërtua në shekullin 16, kur përmendet kalaja e Gjon Bocarit.

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

Hera e fundit ka qenë nga gjermanët në Luftën e Dytë Botërore më 6 prill 1944 ku kanë gjuajtur me avion nga lart.

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

Që atëherë banorët ndërtuan shtëpi të reja më poshtë, duke braktisur pa dashur vendbanimet e hershme.

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

As vetë nuk e dinim ç’na priste, prandaj u futëm nëpër shtigje që dukeshin sikur na nxirrnin në ndërtesat e vjetra. Aventura filloi kur rreth e përqark nesh kishte vetëm shkurre, gjemba e tek-tuk ndonjë mur i thyer. Bëmë kacavjerrje me kujdes pasi çdo gur mund të binte nga momenti në moment. Përballë na shoqëronte deti dhe i tëri gjiri i Vlorës. Në vijë ajrore shikimi të arrin deri në Zvërnec. Banorët e Tragjasit e kanë detin afër, por janë fansa të mishit jo të peshkut, e si zor të gjesh një peshkatar në këto zona.

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

Gjurmët e vendbanimit të lashtë janë gjetur në kodrën “Qyteza e Sofës”, pa lënë mënjanë dhe disa tuma Ilire që i takojnë periudhës së Bronzit. Rrënojat e disa ndërtimeve janë të shekullit IV-II para Krishtit. Megjithëse të shkatërruara, ato që pamë kishin emrat e pronarëve të gdhendura në pllaka guri në hyrje të shtëpive. Zoti Arben Shytaj më tregon se ka qenë nismëtari i vendosjes së emrave, që të dihej kujt i përkiste shtëpia. Vëmendjen tonë të parë e mori një ndërtesë me harqe në të katërta anët. Thuhet që është “Varri i Çifutëve” por nga kërkimet e mia më del diçka tjetër.

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

Nëpër Facebook komunikova në anglisht me një zonjë që jeton në Australi që më thotë: “Ky është varri i stërgjyshit tim Muhamed Ali. Mendoj se hebrenjtë pretendojnë që është i tyre, por në fakt jo. Familja ime ka njohur njerëz hebrenj në Shqipëri dhe mendoj se varri është ndërtuar nga murator hebre. Ky është një pretendim i fundit, por nuk besoj të jetë i vërtetë.”

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

Gjyshi i saj është Alem Mehmeti, një figurë historike në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë i cili në foto shihet krah Ismail Qemalit.

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

Në librin e saj “Out of Egypt”, Alisabeth Magdalena Martin ka shkruar për historinë e familjes dhe përjetimet e vizitës për herë të parë në Shqipëri.

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

Gjatë shëtitjeve në Tragjasin e Vjetër pamë dhe shtëpinë e Alemit, që me sipërfaqe dukej më e madhja në kodër. Më saktë në formë sarajesh, jo thjeshtë shtëpi private. Muret janë pothuajse të rëna, por harqet në katin e dytë nuk janë prishur. Kjo tregon sa të forta kanë qenë ndërtimet me gurë dikur përderisa kanë rënë pjesërisht.

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

Në qendër të Tragjasit të Vjetër do të shikoni një rrap të djegur, kroin që rrjedh pak ujë dhe një tjetër varr i cili duket i rindërtuar.

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

Aty pranë është ulur Eduard Liri kur ka vizatuar fshatin parë nga këtu në tetor të 1848.

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

Më dukej sikur ishim “në kërkim të Narnias”. Të vetmet zhurma që dëgjonim ishin hapat tanë, cicërimat e zogjve ose ndonjë insekt që të bezdiste në vesh. Disa herë pamja na ngjante e frikshme, tamam si një qytezë fantazmë tip Cernobili.

Mund ta kuptoje qartë ku ka qenë dikur rrugica kryesore e fshatit, pasi është më e gjerë se të tjerat. Bimësia e dendur të bën të kuptosh që s’ka vënë dorë njeri prej vitesh e kjo është ajo që më trishton më shumë.

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

Tragjasi ka hyrë në projektin “100 Fshatrat” por nuk është bërë asgjë për zonën, përveç një tabele që tregon hartën nga sipër. Sikur të investohej tamam, në Tragjas do të bëhej nami me turizëm kulturor.

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

A e dini dhe se batuta “Po me urën ç’patën xhanëm” në filmin “Kur zbardhi një ditë” është xhiruar në Tragjas?

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

Ndërtesa e fundit që pashë ishte shkolla, po ashtu me harqe. Buzë saj ndodhej një varr me shënim domethënës.

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

Amaneti i Aris Jaupit për të ndërtuar shkollën, ishte plotësuar nga vajza e tij Suta dhe nipi Jaup. Në këtë shkollë ka dhënë mësim dhe Avni Rustemi. Thuhej se banorët donin shumë të arsimoheshin dhe abetaret e para kanë ardhur rreth vitit 1875 nga Hoxha Tahsim.

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

Në zbritje ndaluam për të ngrënë mishin e famshëm në saç me produktet e zonës që zonja Dhurata i rriste në bahçe.

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

Një gjizë e gjalpë që ç’t’ju them! Tragjasi i Vjetër më ka lënë shije sa të mirë aq edhe të keqe.

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!

Nga përjetimet e ecjes në shuarjen e këtij fshati, s’më mbarojnë fjalët për t’u treguar me detaje. Prandaj po i le vendin galerisë së fotove që secili prej jush të ndjejë ç’të dëshirojë. Shpresoj që një ditë në këtë vend t’i jepet rëndësi ndërtesave historike, e jo fjalëve e premtimeve boshe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. /dritare.net

Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!Ç’më la pa gojë, ky Tragjasi i Vjetër!