Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, aktivistët i drejtohen KQZ-së!

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, aktivistët i drejtohen KQZ-së!

Disa qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile kanë dorëzuar në KQZ një kërkesë, me anë të së cilës kërkojnë formularin për mbledhjen e firmave për propozimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.


Letra, është vulosur me logon “Veprimi qytetar për demokraci funksionale” mban emrat e 10 aktivistëve të shoqërisë civile.


Në krye të saj është ish-kreu iKQZ-së, Kristaq Kume, ndërkohë që kanë firmosur edhe Andi Tepelena dhe Edlira Çepani.


“Periudha për mbledhjen e firmave të zgjedhësve, mbështetës të kësaj nisme ligjvënëse, do të jetë 3 muaj, nga data e vendimit tuaj për të na pajisur me fletën tip”, thuhet në kërkesë./dritare.net

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, aktivistët i drejtohen KQZ-së!