Organizatori i protestës për Zvërnecin: Kini durim, kjo betejë do zgjasë disa ditë
Dritare.net

Për të dhjetën ditë radhazi, qytetarët vijojnë me protestën në kryeqytet kundër investimit në Zvërnec.
Në hapje të protestës së sotme foli aktivisti Alben Kola, i cili u bëri thirrje pjesëmarrësve të ruajnë durimin dhe të vazhdojnë qëndresën. Ai theksoi se organizimi po zgjerohet edhe në diasporë, duke përmendur mbështetje nga emigrantë në Gjermani dhe vende të tjera.
“Është me rëndësi të keni durim, edhe pse kjo betejë do zgjasë disa ditë. Në mërgatën tonë po organizohen chartera. Kemi shumë që kanë ardhur nga Gjermani etj…Organizatorë janë 100 mijë shqiptarët këtu dhe 6 milionë në diasporë. Mos thoni Rama ik se është e opozitës së shitur, thoni Rama burg, Berisha burg. Kush do udhëheqë Shqipërinë e re? Mos kini frikë, kemi 1000 pedagogë jashtë që janë gati të kthehen”, u shpreh ai./K.C/dritare.net