Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministri Gonxhja mbledh Task Forcën për sezonin turistik 2026: Fokus siguria, pastërtia dhe menaxhimi i fluksit

Ministri Gonxhja mbledh Task Forcën për sezonin turistik 2026: Fokus

Ministri Blendi Gonxhja ka mbledhur Task Forcën Ndërinstitucionale për Sezonin Turistik 2026, në një takim koordinues ku u diskutuan masat konkrete për garantimin e mbarëvajtjes së sezonit veror në të gjithë vendin.

Ministri Gonxhja mbledh Task Forcën për sezonin turistik 2026: Fokus

Gjatë mbledhjes, përfaqësues të institucioneve përgjegjëse diskutuan prioritetet kryesore që lidhen me sigurinë në plazhe, respektimin e distancave të mjeteve lundruese, pastërtinë dhe mbrojtjen e mjedisit në zonat turistike, kontrollin e ndotjes akustike, sigurinë ushqimore, si dhe funksionimin e pikave shëndetësore sezonale.

Ministri Gonxhja mbledh Task Forcën për sezonin turistik 2026: Fokus

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe menaxhimit të trafikut dhe përballimit të fluksit të lartë të vizitorëve në pikat kufitare dhe destinacionet më të frekuentuara turistike gjatë muajve të verës.

Sipas ministrit Gonxhja, Shqipëria po përjeton një tjetër vit me rezultate pozitive në sektorin e turizmit, ndërsa interesi i turistëve vendas dhe të huaj për destinacionet shqiptare vijon të rritet.

Në këtë kuadër, ministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, reagimit të shpejtë ndaj çdo problematike dhe zbatimit me rigorozitet të ligjit, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt, të pastër dhe të suksesshëm për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë si destinacion pushimesh.