Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

 Financial Time: George Soros, “Personazhi i vitit”

 Financial Time: George Soros, “Personazhi i vitit”
George Soros, miliarderi filantrop më i madh në botë, u shpall nga  Financial Times "Personazhi  i vitit". Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja ekonomike britanike. Zgjedhja e njeriut të vitit, sipas Financial Times, zakonisht bëhet vetëm në bazë të objektivave të arritura.

Sipas gazetës ekonomike, Sorosin e kanë zgjedhur për vlerat që ai përfaqëson. Në moshën 88-vjeçare miliarderi me origjinë hungareze përshkruhet si ‘flamurtari i demokracisë liberale dhe i një shoqërie të hapur’. Një burrë që e ka përdorur filantropinë e tij për të luftuar autoritarizmin, racizmin dhe intolerancën. Soros ka qenë në fokus shpeshherë nga qeveria e Viktor Orban dhe në qendër të teorive komplotistë në të dyja anët e Atlantikut, që e akuzojnë se ka mbështetur migracionin e paligjshëm nëpërmjet aksioneve të tij humanitare.  Soros është në listën e zezë edhe nga presidenti, Donald Trump, që e akuzon atë për financimin e protestave kundër konfirmimit të Brett Kavanaugh, në Gjykatën Supreme./K.C/dritare.net