Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Eurodeputetja Wiseler-Lima: SPAK-u i besueshëm, pavarësia mbetet sfidë

Eurodeputetja Isabel Wiseler-Lima vlerësoi SPAK-un si një nga institucionet më të besueshme dhe të suksesshme të reformës në drejtësi në Shqipëri.

Gjatë mbledhjes së Komitetit të Stabilizim-Asociimit në Tiranë, ajo theksoi se pavarësia e institucioneve të drejtësisë mbetet një sfidë. Wiseler-Lima nënvizoi se Kuvendi ka rol në çështjet që lidhen me heqjen e imunitetit, ndërsa anëtarët e organeve të drejtësisë zgjidhen nga parlamenti.

“SPAK-u është në fakt një nga institucionet që shqiptarët kanë më shumë besim dhe janë ndër institucionet që janë të suksesshme brenda reformës në drejtësi. Ndaj dhe kjo është edhe arsyeja pse ju keni marrë një vlerësim pozitiv në raportin interim. Pra kjo është një reformë e cila është fakt për të cilët është rënë dakord nga të dyja palët që në atë kohë. Por megjithatë pavarësia nuk është se sigurohet përnjëherësh. Kërkesat për imunitet për shembull vendosen këtu. Dhe çdo hetim dhe fillimi i tyre do të duhet vendosen këtu dhe ndërkohë anëtarët e Këshillit të prokurorisë dhe gjyqësorit zgjidhen nga parlamenti. Kjo nuk është një detyrë e lehtë. Pra dhe pyetja a do të jetë reforma në drejtësi e pakthyeshme? Dhe unë besoj fort që përgjigja është po”, tha eurodeputetja.

Deklarata e saj vjen pas vendimit të Kuvendit për të mos hequr imunitetin e zv/kryeministres Belinda Balluku.