Era e ndryshimit, po fryn me aromë gruaje
Dritare.net
Sezoni i ri televiziv ka nisur por lëvizjet akoma nuk kanë mbaruar. Ndërsa disa janë parashikuar, disa të tjera po na surprizojnë.
Emisione me peshe dhe jo vetem, poste drejtorësh, kronike, politike, sport shtuar dhe median on-line mbajn tashme "Aromë gruaje".
Ajo që na e riktheu edhe një herë ishte ndarja aq paqësore e Ilva Tares me Ora News e zëvëndësimi i saj me një brand të "Top-it" siç e quajti veten Beti Njuma.
Oraret familjare, një pjesë e mirë e TV kanë zgjedhur prezantuese gra.
Ilva, Rudina, Eni, Sonila, Klodiana e të nderuara të tjera, po shkruajnë emrin e tyre me shkronja të mëdha ne emisione që deri dje ishin burrërore. Duke intervistuar "Zotërinj" përballe pyetjeve e provokimeve, në studio apo dhe në terren.
Me shumë punë, me zë te qete e pa zhurmë, zonjat morën ne dore audiencën duke diskutuar cilësin. Sonilën ende nuk po e shohim ne TV duke provuar disa prej tyre e duke mbetur tashmë vetëm on-line megjithëse publiku e kërkon në çdo postim.
Alketa, Xhemi, Albana, Rudina, Amarda, e tashmë me shumë elegance dhe Jonida prej vitesh të njohura e shumë të dashura aq sa shpesh i vendosin dhe në sondazhe.
Me karakteristika të veçanta, me nga një thënie që i personifikon, Alketa me falenderime, Albana të qeshurën me zë, Xhemi velina-prezantuese, Ami me fustane apo Rudina dhe shprehja "e hapi" kanë shoqëruar prej vite tashmë mbrëmjet tona. Me eksperiencë, të buzëqeshura, të dashura e kanë shkruar emrin ne historin e TV. Ekrani?! Jo vetëm sigurisht, pas qëndrojne "Pena të arta" si Dalina, Beti, Alma, që pa u lodhur dhe me ngulm kanë treguar se gjithçka meritohet. E nëse një pjesë prej tyre e njohim dhe respektojmë shumë, i lexojmë vetëm ne titra. Një post drejtoreshe ishte zanafilla e këtij shkrimi por keni menduar në fakt sa impakt do të kishte në atë qe media on-line e quan Matje, në lexime nëqoftëse ky pozicion do të merrej nga një burrë?!
A nuk jemi vetë ne grate që mendojmë më shpesh sesi ja kanë disa?! Gra të nderuara, të veshura, me buzë të lyera e mikrofon ne dorë që më shumë po "luftojnë" brenda llojit sesa me llojin tjetër. Pikërisht këto gra me forcë e vendosmëri po punojnë për të shtuar atë që nesër do të quhet "Epoka e femrave në TV"./ Dritare.net