
Emrat/ Shpërblehen 365 ish të përndjekur, ja çfarë duhet të dorëzoni
Dritare.net

Për këtë arsye, Ministria e Financave ka njoftuar dje që personat të cilët kanë emrin në listë të paraqiten për të dorëzuar certifikatë personale dhe numër llogarie që është aktive. Vetëm pasi të kenë depozituar këto dy dokumente do të kenë mundësi të marrin edhe këstet e prapambetura.
Në bazë të ligjit në fuqi, ndarja e parave për kategorinë parësore bëhet duke ruajtur rendin e përcaktuar, ku të parët që përfitojnë janë të dënuarat femra, për të vijuar me ata që janë mbi 75 vjeç, ata që vuajnë nga sëmundje të rënda, që kanë fëmijë në moshë të mitur, si edhe ata që janë në moshë nën 65 vjeç.
Pjesë e përfituesve për kategorinë parësore janë edhe ata ishtë përndjekur që nuk jetojnë, por kanë lënë trashëgimtarë në moshë jo madhore. Këtë vit, ashtu si edhe vitin e kaluar, për dëmshpërblimin e ishtë përndjekurve janë vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit 20 milionë dollarë.
Me ndryshimet e bëra në ligj, 70% e fondit do të përdoret për ata që jetojnë, ndërsa pjesa tjetër për trashëgimtarët. Deri më tani akoma nuk ka nisur shpërndarja e kësteve për trashëgimtarët. Për këta të fundit ritmet e pagesave kanë qenë tejet të ngadalta.
Kujtojmë që vitin e kaluar nuk është ndarë asnjë pagesë për këtë kategori. Fondi ka mbetur i paprekur dhe vonesat e krijuara janë përligjur me argumentin e pamjaftueshmërisë së fondit.
Por nga ana tjetër, problem mbeten edhe mangësitë që rezultojnë në dosje, të cilat kanë zvarritur në kohë procesin.
Mendohet që me fondin e këtij viti do të vijojë të ndahet kësti i dytë. Pagesat do të bëhen duke ruajtur rendin e pagesës së parë. Pra, ai që ka marrë këstin e parë do të jetë në radhë të parë për të përfituar këstin e dytë, e kështu me radhë.
Fondi i limituar që është adresuar edhe këtë vit për këtë kategori e bën të pamundur çeljen e këstit të tretë brenda 6mujorit të parë të këtij viti. Nga të dhënat zyrtare mësohet se nga 23 mijë dosje, vetëm 2300 janë nga të dënuar që jetojnë. Pjesa tjetër janë nga radhët e trashëgimtarëve./ Panorama

















