
Ekskluzive/ Ja çfarë ndodhi të enjten, me kandidatin për rektor UT!
Dritare.net

Në kushtet e presionit dhe tensionit, sipas burimeve të dritare.net, profesor Mynyr Koni, ditën e shtunë, dt 16 prill, lajmëroi Komisionin e Zgjedhjeve, për tërheqjen e tij nga gara, duke dorëzuar një letër dorëheqjeje, vetëm katër ditë para ditës së zgjedhjeve.
Kjo solli shumë habi në Komision dhe në Ministrinë e Arsimit dhe sipas informacioneve tw dritare.net, nga Ministria e Arsimit, ka qenë vetw Ministrja që kontaktoi profesor Konin, për të sqaruar situatën.
Profesori, mesa duket ka treguar pozicionin në të cilin ndodhej dhe pasigurinë e tij për jetën.
Menjeherë wshtw lajmwruar Kryeministri Rama dhe strukturat e Policisë së Shtetit, tw cilat kanë marrë në mbrojtje z.Koni, ndërsa Kryeministri dhe Ministrja Nikolla, i kanw kërkuar të rikthehet në garë, gjë që profesori e ka bërë, duke tërhequr letrën e dorëheqjes.
Kjo është gjithçka sqarojnë burimet nga Rektorati dhe Ministria e Arsimit për dritare.net, ndwrsa wshtw duke u konsumuar nw media, njëra prej ngjarjeve më të rënda në historinë e zgjedhjeve Universitare. /dritare.net

















