Bujar Daka: Skam asnje lidhje me Mikel Shallarin, autorin e vrasjes te Artan Cukut. Nuk e kam njohur kurre edhe pse kam qene ne burg ne Zvicer. Skam asnje lidhje me vrasjen e Artan Cukut as me autorin qe ka arrestuar policia. Ne nuk kemi per te ngrene e jo me te paguajme vrases. Jam i lire dhe nuk e di pse policia ma permend emrin. I lire eshte edhe vellai im Florin Daka.
Prele Daka (babai): Familja jone e ka mbyllur njehere e mire problemin me familjen e Artan Cukut. Nuk e kuptoj perse policia e shqeteson familjen tone. Ne po punojme ne shtepi dhe Bujari eshte ketu. Jemi teresisht te pafajshem dhe nuk e kuptoj cfare policie eshte kjo. Skemi asnje lidhje me ate ngjarje dhe djemte e mi nuk jane shpallur ne kerkim por jemi te gjithe te lire. Me zor jetojme e jo me te kemi para per te paguar vrases.
Dy vëllezërit nga Tropoja, Bujar dhe Florin Daka u shpallën në kërkim nga policia sot paradite.
Vëllezërit Daka ishin të dyshuarit kryesorë për vrasjen që pasi ajo ndodhi. Vëllai i tyre, Agim Daka, u vetëvra pas 11 orësh në polici me armën e komisar Cukut, në vitin 2005.