
Dashi
Asgjë problematike nuk pritet të ndodhë sot në jetën tuaj. Gjithë kohës do jeni të qetë dhe do dini çfarë vendimesh të merrni. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e mbushur me emocione të mëdha. Në çdo moment do dashuroheni pa dorashka me atë që keni në krah. Ju beqarët do ndihmoheni nga Dielli dhe do arrini ta ndryshoni statusin tuaj. Në punë merrni gjërat sa më shtruar dhe mos kini merak për asgjë. Gjithçka ka për t’iu ecur në mënyrën më të mirë të mundshme. Në planin financiar asgjë nuk ka për të qenë si më parë. Pas masave të marra së fundmi situata do fillojë të stabilizohet.
Demi
Gjatë kësaj dite nuk do dini çfarë vendimi të merrni dhe kjo do ju bëjë paksa me ankth. Ju të dashuruarit do ndjeni më shumë se kurrë më parë për partnerin tuaj dhe do mundoheni t'ia shprehni atij emocionet me mënyra nga më të ndryshmet. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni për asgjë pasi pak ditë me vonë yjet kanë programuar diçka vërtet interesante. Punën mirë është të mos e kaloni në plan të dytë. Fokusojuni sa duhet dhe keni për të pasur përfitime të shumta. Duhet patjetër të mendoni edhe për të ardhmen. Sipas Dritare.net, financat do mbeten ende delikate kështu qe tregohuni sa më të matur nëse nuk doni të keni probleme.
Binjakët
Marsi dhe Mërkuri do bëjnë që jeta juaj sot të jetë e jashtëzakonshme. Do buzëqeshni edhe më shumë nga më parë. Nëse keni një lidhje dhe i kushtoni vëmendjen e duhur atij që keni në krah gjatë kësaj dite, marrëdhënia me të do jetë e shkëlqyer dhe të gjithë do ju kenë zili. Ju beqarët do mundoheni në çdo moment që të joshni persona me vlera, por të gjitha përpjekjet do jenë të kota. Në punë do jeni më të ndërgjegjshëm dhe nuk do stresoheni kur t’iu jepen detyra të reja. Financat do dini si t'i menaxhoni me shumë kujdes dhe gjendja nuk do ketë asnjë lloj problemi. Ka mundësi që shumë shpejt të keni edhe përmirësime.
Gaforrja
Dashuria dhe financat duhen pasur më shumë në vëmendje gjatë kësaj dite. Ju të dashuruarit do i jepni prioritet absolut jetës tuaj në çift. Do bëni të pamundurën që ta përmirësoni marrëdhënien me partnerin dhe emocionet kanë për të qenë më të forta se asnjëherë. Për ju beqarët do jetë gjithashtu ditë me fat dhe me ndryshime rrënjësore. Në punë duhet të bëheni gati edhe për ndonjë kundërshti të mundshme nga ata që ju kanë zili, por nuk duhet kurrsesi ta lëshoni veten e të dorëzoheni, në këtë mënyrë vetëm sa do ju bëni qejfin të tjerëve. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por i mjaftueshëm për të kryer të gjitha investimet e menduara.
Luani
Dita e sotme do jete e mrekullueshme për të gjithë. Emocionet kanë për të qenë në çdo moment të forta. Nëse keni një lidhje, do e përkëdhelni, do e ledhatoni, do e dashuroni dhe do ja shprehni ndjenjat me çdo lloj mënyre atij që keni në krah. Dita do jetë vërtet e veçantë. Ju beqarët më mirë të mos tentoni të filloni një lidhje, pasi gjërat do ju ndërlikohen edhe më tepër nga sa mendonit. Në punë do jeni ambiciozë dhe të pandalshëm. Me shumë mundësi do ua kaloni të gjithëve dhe ata do habiten. Gjendja financiare nuk do jetë ashtu si e prisnit kështu që kujdes me çdo shpenzim që do kryeni.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite bëni atë që do ndieni dhe keni për të dalë të fituar. Nëse keni një lidhje Dielli do e ndriçojë gjatë gjithë kohës jetën tuaj dhe më në fund do i kuptoni mirë gabimet që keni bërë. Pas mesditës do filloni të afroheni më tepër me atë që keni në krah. Ju beqarët do merrni deklarata të forta dashurie të cilave nuk do mund t'iu thoni jo. Në punë do i keni idetë e qarta dhe do dini si e kur të veproni. Mund të ndiqni edhe pista të reja dhe mund t’iu ofrohet një post më i rëndësishme. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, prandaj mundohuni të shmangni sa më shumë transaksionet e pamenduara.
Peshorja
Hëna dhe Venusi do bëhen bashkë gjatë kësaj dite dhe do ju sigurojnë një jetë më të mirë. Ju të dashuruarit, nën ndikimin e Saturnit, do jeni gati të bëni edhe lëshime vetëm që gjërat mes jush dhe partnerit të ecin sa më mirë. Çdo çast ne fakt do jete interesant. Beqaret do kenë një dite plot ngjyra dhe emocione. Jeta do ju duket edhe me e bukur. Sipas Dritare.net, në punë ka mundësi të zëvendësoni një koleg të sëmurë. Do keni pak më shumë ngarkesë, por do merrni edhe shpërblime. Financat nuk do jenë të mira prandaj kujdes me çdo shpenzim që do kryeni për të mos mbetur me xhepat bosh.
Akrepi
Nëse bëni përpjekjet e duhura sot mund të arrini atë që dëshironi. Mos u dorëzoni edhe sikur gjërat t’iu duken të paarritshme. Për ju të dashuruarit planetët do vazhdojnë të kenë ndikim shumë të madh tek jeta juaj sentimentale. Do jeni më të afërt me partnerin tuaj dhe do kaloni më shumë çaste romantike së bashku. Ju beqarët duhet të prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa të rëndësishme. Tani për tani nuk ka ardhur ende momenti. Në punë do dini mirë si t’i organizoni punët dhe keni për të arritur qëllimet që i kishit vënë vetes. Ja që kur e bën diçka me dëshirë dhe këmbëngulje ja del gjithmonë. Të ardhurat do vazhdojnë të mbeten të mira.
Shigjetari
Do jeni në humor më të mirë gjatë kësaj dite dhe dalëngadalë do arrini të zgjidhni problemet që ju kanë dalë më herët. Nëse keni një lidhje lëreni pas krahëve të shkuarën e hidhur. Nëse nuk e bëni këtë keni për të pasur probleme në çift dhe gjithë kohës do jeni të mërzitur. Ju beqarët do arrini të keni një ditë të bukur dhe me një ngjarje të rëndësishme. Bëhen gati shpirtërisht. Në punë Venusi do ju favorizojë. Do jeni ne formë të shkëlqyer dhe do e bëni çdo gjë me shumë qejf. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi. Përfitoni për të kryer edhe ndonjë shpenzim më tepër.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite nuk do jeni shumë në humor dhe sado të përpiqeni nuk do jeni pozitivë. Nëse keni një lidhje, klima në jetën tuaj nuk do jetë shumë e ngrohtë. Do jeni tejet xhelozë për partnerin dhe kjo do shkaktojë debate të forta. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri kështu që do ju duhet të prisni edhe pak për ndryshimet e ëndërruara. Për punën do jetë një ditë e qetë. Nëse keni ndonjë gjë që nuk e kuptoni mirë flisni me eprorët tuaj dhe do sqaroheni. Në planin financiar duhet të bëni kujdes me gjithçka sepse çdo gjest i gabuar sot mund te shkatërrojë edhe të ardhmen.
Ujori
Ka mundësi që në disa momente t’iu dalin të papritura që do e tensionojnë situatën dhe do sjellin konflikte. Nëse keni një lidhje, dita e sotme do jetë e mbushur me ulje dhe ngritje. Do keni edhe debate të forta, por edhe momente pasionante me partnerin tuaj. Ju beqarëve do ju plotësohen të gjitha dëshirat dhe më në fund do ndiheni tërësisht të plotësuar. Në punë, vetëm po bëtë përpjekjet e duhura do arrini rezultatet e shumëpritura. Mos u tallni dhe tregohuni sa më të organizuar që të mundeni. Buxheti do fillojë të normalizohet dalëngadalë, por kjo nuk do të thotë që të përfitoni nga kjo për të shpenzuar pafund.
Peshqit
Gjatë kësaj dite mund të jeni shpesh në mëdyshje dhe jo të bindur për hapat që duhet të hidhni. Ju të dashuruarit nuk do doni të shmangni asgjë dhe do përballeni hapur me partnerin edhe për disa tema tejet delikate. Më mirë t'i zgjidhni ato njëherë e mirë sesa të qëndroni gjithë kohës në ankth. Ju beqarët duhet të prisni edhe pak kohë për të filluar lidhje sepse përndryshe do përballeni me zhgënjime. Në punë do jeni mjaft kompetentë dhe nuk do lejoni askënd t’iu shpërqendrojë. Me kolegët që ju besoni do keni marrëdhënie më të mirë. Në planin financiar duhet të bëni shumë kufizime që gjendja të mbetet e mirë. /dritare.net

















