Na ndiqni edhe në

Ditor

Erion Veliaj apo Belind Këlliçi, në 14 maj? Çfarë thotë horoskopi!

Erion Veliaj apo Belind Këlliçi, në 14 maj? Çfarë

Mes Erion Veliajt të shenjës së shigjetarit dhe Belind Këlliçit të shenjës së ujorit kush do jetë fituesi i këtyre zgjedhjeve? Ja çfarë parashikon horoskopi i astrologes franceze Christine Haas për këtë muaj.

Erion Veliaj- Shigjetari

Jeta e shigjetarëve si Erion Veliaj, këtë muaj do të marrë një tjetër rrjedhë. Ata do jenë tërësisht të fokusuar tek jeta profesionale dhe do të lënë çdo gjë tjetër pas dore. Jo të gjitha dëshirat do t’iu plotësohen, megjithatë në përgjithësi do ndihen të përmbushur. Ritmin e përpjekjeve shigjetarët nuk duhet ta ulin në asnjë moment. Sipas Dritare.net, këtë muaj një gjë është e sigurt, që ata që i rrethojnë do mahniten nga performancat e tyre.

Belind Këlliçi- Ujori

Këtë muaj ujorët si Belind Këlliçi do përjetojnë momente të bukura dhe do marrin surpriza të njëpasnjëshme. Disa persona që as nuk e prisnin do iu bëhen mbështetja më e madhe për të arritur qëllimet që i kanë vënë vetes. Mirë është që me objektivat që kanë të tregohen sa më diskrete dhe të mos ia tregojnë gjithkujt projektet apo zgjidhjet që kanë në mendje. /A.S-Dritare.net