
Detajet tronditëse/ Si u vranë babai dhe djali 19-vjeç për një gardh
E Martë 1 Tetor 2019, 18:06
Dritare.net

Sali Dakuci, ka vrarë me breshëri plumbash vëllanë e tij, Kujtim Dakuci, dhe nipin Flogert Dakuci, vetëm 19 vjeç.
Krimi i rëndë ka ndodhur vetëm për një gardh, ndërsa Flogert Dakuci ka qenë djali i vetëm në familje.
Babë e bir, janë vrarë në oborrin e shtëpisë së tyre, ndërsa pak minuta më vonë autori i krimit, ka vrarë edhe veten, pak metra më larg./ I.M-Dritare.net

















