Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Del biseda e Ramës me sipërmarrësin italian , Mario Rossi

Del biseda e Ramës me sipërmarrësin italian , Mario Rossi
Rossi: Vërtet është Shqipëria kjo që thoni ju, dmth nuk ka taksa?

Rama: Si 7 herë 7 që bëjnë 42.

Rossi: Ok. Si i behet për shërbimin shëndetsor?

Rama: Atë e mbulon Spitali Amerikan.

Rossi: Pa pagesë?

Rama: Jo të keqen, se ku do t’i çosh leket që kursen nga taksat ti?

Rossi: Si është siguria?

Rama: Shumë mirë por e mira fare është që biznesin ta ruajë edhe një polici private.

Rossi: Kushton?

Rama: .... heshtje.

Rossi: Kuptova. Unë kam edhe fëmijë. Si janë shkollat?

Rama: Shumë te mira. 30-40 veta në një klase, mësim me tre turne dhe orët e mësimit 90 minutëshe.

Rossi: E kisha fjalën për shkolle jo për kampe rehabilitimi të droguarish.

Rama: Shkolle është or burrë! A duhet të mësoje njeriu edhe të mbijetojë?! Ja pra si mëson.

Rossi: Po shkollat private sa kushtojnë?

Rama: 300-800€.

Rossi: Zotëri po kaq kemi kolegjet e të pasurve këtu?

Rama: Ça të thotë vëllai, ti dashke që gjithë lekët e taksave ti prishësh për pushime.

Rossi: Jo. Por më del më mirë te paguaj taksa dhe të mbetem italian.

Rama: Gjynah, se me pasaporten shqiptare do ishe i respektuar në gjithë botën. Plus qe tek ne ushqehesh më mirë.

Rossi: Si është cilësia e ujit?

Rama: Unë zakonisht pi verë amarone. Por edhe uji Evian nuk është i keq

Rossi: Cilësia e ajrit?

Rama: Në Surrel është shumë e mirë

Rossi: Cilësia e rrugëve?

Rama: Ato rrugë që la Sala rrugëve, nuk janë keq. Ne kemi pesë vjet po bëjmë by passin e Fierit dhe me kismet pas tre vjetësh e mbarojmë

Rossi: Është ndonjë autostradë që përshkon Shqipërinë nga veriu në jug?

Rama: Po jo mo burrë, punë 12 kilometrash është.

Rossi: Zotëri, këto që më thoni janë panoramë e botës së tretë. Më thoni një gjë që keni të veçantë?

Rama: Epo ERTV nuk ke për të gjetur në asnjë vend të botës.

Rossi: Nuk ju kuptova. Por ndoshta më mirë kështu./dritare.net