Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dekriminalizimi/ Artur Bardhi sqaron 4 emrat e tij

Dekriminalizimi/ Artur Bardhi sqaron 4 emrat e tij
Kryetari i Bashkisë së Kurbinit, Artur Bardhi, i cilëson të turpshme akuzat e Partisë Demokratike në drejtim të tij në lidhje me formularin e dekriminalizimit. Në një intervistë për “Panorama”, kryebashkiaku i Kurbinit deklaron se emrat e shënuar në formularin e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë përdorur prej tij në kohën kur ka qenë ende fëmijë.

Sipas Bardhit, bëhet fjalë për vitet 1992­1993, kur si emigrant në Itali është ndaluar disa herë nga policia italiane për çështje dokumentacioni dhe ka dhënë identitete të rreme. Kreu i Bashkisë së Kurbinit shprehet se historia e tij është e njëjtë me atë të shumë shqiptarëve që kanë emigruar në vitet 90’, kur për mungesë të dokumentacionit janë detyruar të jepnin emra të rremë për të mos u kthyer në Shqipëri.

"Unë nuk marr dot përsipër atë që PD-­ja kërkon të më implikojë me patjetër. Është e pamundur që unë të jem i dënuar në Itali apo në Gjermani sepse duan ata. Unë ato emra që kam plotësuar në formular janë pa dokumentet përkatëse. Unë kam qenë 18 vjeç kur i kam dhënë ato emra, jam ndaluar si të gjithë shqiptarët në Europë. Kam dhënë ato emra. Më kanë kapur sërish pas 2 apo 3 muajsh, më kanë thënë si e ke emrin edhe i kam dhënë një tjetër emër sepse, nëse do të më kapnin, do të më kthenin në Shqipëri", ka sqaruar Bushi.

artur-bardhi-gjeneralitete