
Debatet që bëri Rama me aktorët jashtë kamerave
Dritare.net

Rama: Duke parë që keni paqartësi përsa i përket teatrit të ri, kam vendosur të sqarohem vetë me ju. Kini parasysh që kjo është seancë dëgjimore. Domethënë jo që unë t’iu dëgjoj ju por ju të më dëgjoni mua.
Kështu pra ne vendosëm ta prishim teatrin e vjetër sepse ai kishte substanca kanceroze. Ju jeni dëshmitar sa kolegë tuajt kanë vdekur nga kanceri.
Zë nga salla: Kanceri i zë të gjithë, kanë vdekur edhe në teatro të tjera që janë me tulla.
Rama: Kanë vdekur, kanë vdekur por prisni se edhe aty do zbulohet ndonjë prani azbesti. Ose në mungesë, do të zbulojnë materiale që janë shkaktarë të kancerit.
Duke iu rikthyer temës, godina e vjetër ishte bërë nga pushtuesit dhe ju e dini që populli ynë është alergjik ndaj pushtimit të huaj dhe të huajve.
Zë nga salla: Pse po ikin me mijëra atëhere?
Rama: Ata janë specialistë, ikin siç ikin grekët apo spanjollët. Quhet qarkullim elitash. Në fakt edhe me ju u përpoqëm që t’iu çonim specialistë, por nuk po iu mbushet mendja. Të shohim tani që do jeni pa godinë.
Gjithsesi, godina e re do të ketë trefishin e kapacitetit të kësaj aktuale. Kjo është edhe një nga arsyet që po ju çojmë tek turbina. Kështu do të keni mundësi të bërtisni dhe stërviteni.
Zë nga salla: Harroje turbinën, vetëm mbi trupat tanë do të kaloni.
Rama: Ehuha sa kanë thënë kështu para jush. E keni thënë kaq herë që do shtrihemi-do ngrihemi, sa më duket e keni harruar në ça pozicioni jeni.
Nejse. Besoj së shpejti do të dalë edhe studimi i ri i UET që bën fjalë për zhvillimet kontestuale të teatrit shqiptar dhe zhvillimin e ri që do marrë ky zhanër i artit me projektin e ri.
Besoj u sqaruam. Tani shikoni këtë dokumentarin që kam bërë për ju, se keni kohë që nuk shikoni filma të prodhimit shqiptar./dritare.net

















