Na ndiqni edhe në

Editorial

Dash Shehi: Opozita nuk e djeg Shqipërinë. Rama t'i vërë gishtin kokës

Dash Shehi: Opozita nuk e djeg Shqipërinë. Rama t'i
I ftuar në "Dritare me Rudinën", Dash Shehi tha se, opozita nuk do ta djegë Shqipërinë. Ndërkohë, Shehi ka thënë se, Rama duhet t'i  vërë gishtin kokës.

"Të rrinë të gjithë pa merak. Opozita nuk do të djegë Shqipërinë. Për këtë të jeni të sigurt. Por di të them që Rama ka mbushur vendin me drogë. Ka futur kriminelë në politikë. Ka mbushur vendin me hashash, po izolon vendin. Po i sjell vendit shumë të këqija. T’i vërë gishtin kokës. Nëse vijon kështu, të japë dorëheqje më mirë. Një lider i mirë e kupton kur duhet të japë dorëheqjen. Por ka kapur gjithçka dhe nuk ndalet në këtë revansh të rrezikshëm.",- tha Shehi./K.C/dritare.net