
Çfarë thanë pas kamerave, politikanët kryesorë për 7 Marsin
Dritare.net

Berisha: Mos ardhtë më koha e shkollës se më prishet gjaku kur kujtoj rrugën në mes të dëborës. Sa për zanatin e mësuesit kam respekt sidomos kur shikoj sesa vështirë e kanë të nxënë ky brezi i sotëm. Ja p.sh: kaluan 5 vjet dhe askush nuk zë mend se Basha do jetë kryetar i PD-së.
Kryemadhi: Shkolla ka qenë një trampolinë e mirë për mua. Aty mësova të gjuaj me këpucë ata që më ngacmonin. Siç e dini kjo eksperiencë më shërbeu edhe në jetë.
Veliaj: Jemi duke parë mundësinë e futjes në shkolla të lëndës së lopatologjisë që nxënësit të mësojnë mbjelljen e pemëve. Sa për mbjelljen e pallateve, besoj se do ta mbaroj unë këtë proces brenda këtij mandati.
Meta: Kur unë merresha me shtangë, shokët talleshin me mua. Kush doli i fituar, ë?
Ruçi: Se mbase nuk e dini por unë e kam filluar punën si mësues. Besoj se derisa nuk lejohet më thupra e thanës, e tërhequra e veshit dhe ndonjë çokë kokës, i ka humbur kuptimi këtij profesioni.
Basha: Pse 7 mars është? Ua sa shpejt ikën koha. Më duket janari që bëmë demonstratën sikur ishte dje.
Nano: Kur shikoj se gjithë ata që drejtojnë sot janë ose pa shkollë ose me shkollë kot, i jap të drejtë kavajsit që thoshte “Zot më jep mend sa të lidh ushkurin dhe kusurin, fat”./dritare.net

















