

Fryrja e buzëve apo "lip augmentation" është një procedurë dermokozmetike që ju mundëson buzë më të plota e më të mbushura!
Substanca që përdoret në këtë procedurë është Acidi Hyaluronic i prodhuar sintetikisht dhe që ngjan shumë me strukturën e Acidit Hyaluronic që e prodhon vetë organizmi.
Kolagjeni tashmë nuk përdoret më, ndërsa mbushja me dhjamë nga vete trupi, nuk po aplikohet për shkak të efekteve të shumta anësore.
Aplikimi i Acidit Hyaluronic synon të përmirësojë:
- formën
- volumin
- strukturën
Efekti i mbushjes në buzë zgjat 6, 8 deri 10 muaj.
Mjekët që kryejnë procedurën: Dermatologë dhe Kirurgë plastikë. Procedura është e RREZIKSHME në qoftë se kryhet nga JOPROFESIONISTË.
Para procedurës:
Shihet së bashku me pacientin në pasqyrë çfarë do të rregullojë në buzët e tij dhe a mund të ndërhyhet. Çdo lloj ndërhyrje qe del jashtë fizionomisë normale të fytyrës së pacientit është e dëmshme për pamjen e tij dhe reputacionin e profesionistit.
Pyetet pacienti nëse ka pasur se fundmi infeksion herpetik, vuan nga diabeti apo ka probleme me koagulimin e gjakut.
Aplikohet krem anestetik për të bërë mpirje të buzëve me qëllim që të mos ndjehen shqetësime apo dhimbje gjatë injeksionit.
Pas procedurës mund të ketë shenja të vendeve ku është bërë injeksioni ose nxirje të tyre. Të gjitha këto janë të rikthyeshme, d.m.th: zgjasin shumë pak!
Pyetja me e zakonshme që bëhet: po nëse mbaron efekti i "fillers" dhe unë nuk dua ta bëj më?
Asnjë gjë për t'u shqetësuar! Buzët rikthehen siç i keni pasur.
Pyetja tjetër më e zakonshme: Sa kushton procedura?
Kjo në varësi të tipit të ndërhyrjes, vendoset pas bisedës me mjekun tuaj!/Dritare.net

















