
Kim Jong i përlotur: Lindni sa më shumë fëmijë, të ndihmojmë ekonominë tonë!
E Martë 5 Dhjetor 2023, 17:05
Dritare.net

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se është detyrë e grave të ndalojnë rënien e lindjeve në vend.
Kim Jong ka bërë thirrje që familjet të kenë më shumë fëmijë. Kjo pasi qeveria e Koresë së Jugut vlerëson se shkalla e lindshmërisë ka rënë gjatë 10 viteve të fundit.
“Ndalimi i rënies së lindjeve dhe edukimi i fëmijëve, janë të gjitha çështje familjare që duhet t'i zgjidhim së bashku me nënat”, deklaroi ai teksa u përlot gjatë apelit që i bëri nënave./M.K-dritare.net

















