Ja çfarë duhet të dini për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme!
Dritare.net
Në Iran
Ushtria izraelite (IDF) njofton se ka nisur një valë të re sulmesh ndaj infrastrukturës së Iranit, pasi gjatë natës u goditën depozita nafte në Teheran.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se “gatishmëria e Iranit për ulje të tensioneve” është shkatërruar pothuajse menjëherë nga ajo që ai e quajti “keqinterpretim” i presidentit amerikan Donald Trump për kapacitetet dhe qëllimet e Iranit.
Në vendet e Gjirit
Ushtria e Kuvajtit njoftoi se po përballet me një “valë dronësh armiqësorë”, mes tyre edhe një sulm ndaj cisternave të karburantit në aeroportin ndërkombëtar të Kuvajtit. Në të njëjtën kohë, një zjarr i madh përfshiu një kullë në qytet.
Ndërkohë në Dubai, një banor humbi jetën pasi copëza metalike nga një “ndërhyrje ajrore për kapjen e një rakete” ranë mbi një automjet në zonën Al Barsha, sipas Zyrës së Medias së Dubait.
Në Izrael
Politikani i opozitës, Yair Lapid, i bëri thirrje qeverisë që të “shkatërrojë të gjitha fushat e naftës së Iranit” për të paralizuar ekonominë e vendit.
Ushtria izraelite raportoi se po punon për të interceptuar raketat e lëshuara nga Irani dhe tha se ka kryer një sulm ndaj forcës Quds në Liban, njësia për operacione jashtë vendit e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Në Liban
Autoritetet libaneze raportuan disa sulme gjatë natës, përfshirë një që sipas tyre ishte një sulm ajror izraelit ndaj një hoteli, ku humbën jetën katër persona.
Ata shtuan se deri tani rreth gjysmë milioni njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve.
Në SHBA
Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi kryeministrin britanik Sir Keir Starmer në një postim në rrjetin Truth Social, duke thënë: “Nuk kemi nevojë për njerëz që i bashkohen luftërave pasi ne i kemi fituar tashmë.”-E.P-dritare.net/BBC/