Na ndiqni edhe në

Bota

Aksidentohen tre fëmijët e Harry Kane

Aksidentohen tre fëmijët e Harry Kane

Tre nga fëmijët e Harry Kane u dërguan në spital pas një aksidenti të tmerrshëm me makinë në Gjermani.
Aksidenti mësohet të ketë ndodhur në Bavari, teksa kapiteni i Anglisë udhëtoi për në Londër me Bayern Munich përpara ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit.

Përplasja ndodhi në afërsi të Schäftlarn në rrethin e Mynihut në orën 17:15, kur një Renault u përplas me një furgon Mercedes që po afrohej teksa po përpiqej të kthehej në rrugën e largur nga shiu, raporton media gjermane Bild.

Fëmijët e Harry-t, Louis, tre vjeç, Vivienne, pesë dhe Ivy, shtatë, po udhëtonin të gjithë në furgon dhe u dërguan me urgjencë në një spital aty pranë pas përplasjes së tmerrshme. Fëmija i katërt i Kane, Henry nuk ishte në furgon./K.C/dritare.net