Na ndiqni edhe në

Bota

Sulm me armë zjarri në Universitetin Brown, dy studentë të vrarë dhe 9 të plagosur

Sulm me armë zjarri në Universitetin Brown, dy studentë të

Autoritetet amerikane kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi pasi dy studentë u vranë dhe nëntë persona të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me armë zjarri në Universitetin Brown, në shtetin e Rhode Island, raporton BBC.

Sipas zyrtarëve, autori hapi zjarr në një klasë në ndërtesën e inxhinierisë Barus and Holley, në pjesën lindore të kampusit të universitetit prestigjioz, ku po zhvilloheshin provimet përfundimtare.

Zyrtarë nga Spitali i Rhode Island bënë të ditur se shumica e të plagosurve ndodhen në gjendje kritike, ndërsa spitali është futur në regjim izolimi për shkak se i dyshuari ende nuk është kapur.

Urdhri për qëndrim në ambiente të mbyllura vazhdon të jetë në fuqi për zonën përreth Universitetit Brown.

Identitetet e viktimave dhe të të plagosurve nuk janë bërë ende publike.

“Ky është një moment që shpresonim të mos vinte kurrë për komunitetin tonë. Është thellësisht shkatërrues për të gjithë ne,” deklaroi presidentja e Universitetit Brown, Christina Paxson.

Policia ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë ku autori shihet duke dalë nga ndërtesa pas sulmit. Në pamje nuk dallohet qartë fytyra e tij dhe as ndonjë armë./ dritare.net