Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Noka pas përplasjes me Salianjin: Dorëheqja ime i shërben Ramës

Noka pas përplasjes me Salianjin: Dorëheqja ime i shërben

Pas përplasjes verbale me anëtarin e Kryesisë, Ervin Salianji, gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka foli për gazetarët.
I pyetur nga gazetarët nëse gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike i ishte kërkuar dorëheqja, Noka, e zhvendosi vëmendjen nga debatet e brendshme drejt qeverisë, duke deklaruar se dorëheqja e vetme që kërkohet sot është ajo e kryeministrit Edi Rama.

“Sot dorëheqja e vetme që kërkohet nga gjithkush është ajo e Edi Ramës. Çdo dorëheqje tjetër i shërben vetëm Ramës dhe shërbëtorëve të tij”, u shpreh Noka për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë.

Ai sqaroi se mbledhja kishte si qëllim diskutimin dhe transparencën ndaj qytetarëve, ndërsa akuzoi qeverinë për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe kapje të institucioneve. Sipas Nokës, “reforma në drejtësi ka vdekur”, duke shtuar se “Edi Rama është legjislativi dhe narkosi”.

Noka u bëri thirrje shqiptarëve që më 22 dhjetor, në orën 17:00, të mblidhen në bulevard për të protestuar, duke theksuar se ky aksion nuk do të ndalet me një protestë të vetme. “Pa zgjedhje të lira asgjë tjetër nuk ka kuptim dhe as demokracia”, deklaroi ai.

Në lidhje me firmat për Avokatin e Popullit, Noka konfirmoi se Partia Demokratike ka kërkuar ndjesë, duke shpjeguar se situata ka ardhur si pasojë e ngutjes dhe emocioneve të momentit. Ai shtoi se ka debatuar me çdo firmëtar dhe ka qenë ndër të paktët që ka kërkuar llogari për këtë veprim./K.C/dritare.net