Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbyllet me tensione mbledhja e kryesisë e PD-së, Salianji kërkon dorëheqjen e Nokës

Mbyllet me tensione mbledhja e kryesisë e PD-së, Salianji kërkon

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila është zhvilluar në një klimë të tensionuar dhe është shoqëruar me debate të forta dhe tone të larta mes anëtarëve të saj.

Përplasjet kryesore janë regjistruar mes sekretarit të përgjithshëm të partisë, Flamur Noka, dhe anëtarit të Kryesisë, Ervin Salianji.

Sipas burimeve brenda mbledhjes, Ervin Salianji ka kërkuar dorëheqjen e Flamur Nokës nga posti i sekretarit të përgjithshëm, duke argumentuar se veprimet e tij kanë dëmtuar interesat dhe imazhin e Partisë Demokratike. Kjo kërkesë ka sjellë reagime të forta nga ana e Nokës, i cili mësohet t’i jetë drejtuar Salianjit me deklaratën se me këtë qëndrim po i shërben interesave të Partisë Socialiste./K.C/dritare.net