Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen si nënkryetar i PD-së!
Dritare.net

Agron Gjekmarkaj i ka paraqitur kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të PD-së. Burime për mediat thonë se Gjekmarkaj ka pranuar se nënshkrimi i tij për Endri Shabanin ka qenë një gabim dhe si pasojë, i ka komunikuar Berishës vendimin për t’u tërhequr nga funksioni. Por burimet thonë se Berisha e ka refuzuar këtë kërkesë.
“Vendimi për pranimin ose jo të dorëheqjes mbetet në kompetencën tuaj”, mësohet të ketë deklaruar Gjekmarkaj, duke e konsideruar këtë veprim si një akt kërkimfaljeje.
Ndërkohë Bislim Ahmetaj kakërkuar thirrjen e Këshillit Kombëtar, me qëllim që të merret një vendim për dorëheqjen e Gjekmarkajt, si edhe për shkarkimin e Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës, kërkesë që e bëri dhe Ervin Salianji gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së./K.C/dritare.net