Adriatik Lapaj protestë para Kryeministrisë. Mbështetësit përplasen me policinë!
Saturday 13 December 2025, 17:05
Dritare.net

Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij kanë vijuar protestën përpara Kryeministrisë, e cila edhe këtë mbrëmje u shoqërua me tensione.
Policia mbërriti në vendngjarje për të ndaluar grumbullimin e personave dhe marrjen e gjeneratorit të vendosur përpara godinës, por u përball me reagimin e të pranishmëve.
Situata u përshkallëzua në përplasje fizike me efektivët, ndërsa më pas Adriatik Lapaj është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë./K.C/dritare.net