Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Mijëra qytetarë protestë në Shkup, kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Mijëra qytetarë protestë në Shkup, kërkojnë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mbajti sot në Shkup protestën e radhës në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Protesta, që zgjati rreth një orë, u zhvillua në sheshin “Skënderbeu” dhe mblodhi mijëra qytetarë nga rajoni, si dhe përfaqësues politikë, mes tyre Ali Ahmeti (BDI), Vlora Çitaku e Ganimete Musliu (PDK), Daut Haradinaj (AAK) dhe Fatmir Limaj (Nisma).

Mijëra qytetarë protestë në Shkup, kërkojnë

Me pankarta ku shkruhej “Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen”, protestuesit shprehën kundërshtimin ndaj Gjykatës Speciale. Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, theksoi se UÇK-ja ka qenë ushtri çlirimtare dhe jo kriminale, ndërsa Ali Ahmeti falënderoi SHBA-në, NATO-n dhe Evropën për mbështetjen e dhënë gjatë luftës, duke e cilësuar atë vendimtare për ndalimin e gjenocidit në Kosovë.

Kjo ishte protesta e pestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, pas atyre të mbajtura në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza të cilat ata i mohojnë. Gjykimi pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm./K.C/dritare.net