
Bjordi flet për Adelën: Kam ndikuar tek jeta e saj, dhe ajo tek jeta ime
Dritare.net

Bjordi ka rrëfyer se është ndjerë shumë keq kur ka kuptuar lajmin e vdekjes së Adelës, dhe ka shtuar që ai dhe Adela kanë ndikuar shumë tek jetët e njëri-tjetrit.
“Është një person që mungon, edhe…nuk ka shumë për të thënë, të gjithë e dinë sa kam ndikuar unë tek jeta e saj dhe ajo tek jeta ime. Kemi jetuar një periudhë shumë të veçantë së bashku, kemi ndarë shumë gjëra bashkë dhe kjo më bëri të empatizoja (ndieja) shumë për këtë njeri.
Mund të them që e njihja më shumë se çdo njeri tjetër dhe kjo më bëri shumë keq, nuk e prisja që do reagoja kaq keq”, është shprehur Bjordi.
Bjordi ka folur edhe për statusin që ka bërë, kur ka kuptuar se Adela ka ndërruar jetë.
“Mund të kërkoj dhe pak ndjesë për atë moment…është pak situatë e vështirë, unë isha shumë i ngarkuar në atë moment. Kush më njeh e di që me rrjetet sociale nuk kam një marrëdhënie të mirë, pra nuk më pëlqen të ekspozohem dhe nuk i ve peshë fjalëve të njerëzve, se derisa i lexon janë vetëm germa në një ekran dhe nuk janë asnjeri në jetën tënde.
Në atë moment, përveç trishtimit isha dhe shumë i nevrikosur dhe kur u akumuluan shumë fjalë nga shumë njerëz desha të kapja një person dhe të shfryja nervat me atë gjë”, -tha Bjordi./ I.M-Dritare.net

















