Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Biskota limoni, të shpejta dhe të thjeshta

Biskota limoni, të shpejta dhe të thjeshta
Biskota me miell keku me shije limoni. Përgatiten lehtë dhe thjesht dhe janë të shijshme. Të përshtatshme për t’u konsumuar mes vakteve apo të shoqëruara me kafe dhe çaj.

  • 500 gr miell (për kek me shije limoni, paketë mielli e gatshme)
  • vezë
  • 1/3 filxhan vaj vegjetal
  • 1 lugë çaji ekstrakt limoni
  • 1/3 filxhan sheqer (industrial)

Nxehim paraprakisht furrën në 190 gradë C. Hedhim përzierjen e kekut (miellin) në një tas të madh. Përziejmë me të vezët, vajin dhe ekstraktin e limonit. I trazojmë derisa të përziehen mirë.

Hedhim një lugë çaji plot me brumë në një tas me sheqer pluhur. Kështu bëjmë me të gjithë brumin. Rrotullojmë brumin rreth sheqerit derisa të mbulohet lehtë me sheqer.

Pasi të jetë sheqerosur i gjithë brumi (biskotat), i vemë ato në një fletë gatimi pa yndyrë.

I pjekim për 6 deri në 9 minuta në furrën e nxehur që më parë. Anash, biskotat do të kenë ngjyrë kafe ndërsa nga brenda do të jenë të buta./shije.al