
Biseda Rama - Thaçi pas deklaratës për presidentin
Dritare.net

Dialogu i tyre ishte herë-herës i habitur, por ja çfarë arritën në konkluzione:
Thaçi: I dashur Edi, jam shumë i gzuar që erdhe . Besoj je i kënaqur me dekoratën? Ti nuk kishe marrë ndonjëherë, apo jo?
Rama: Jo, vetëm nja dy fletë – lavdërimi në fillore, dhe thirrje për në komision hetimor në parlament për abuzime me fondet, por të dyja kanë qenë herët?
Thaçi: Po m’gzon që jam unë i pari që të jap një dekoratë të hajrit. Do ti them edhe Metës të të japë ndonjë dekoratë. Cilën ke qejf?
Rama: Po ti e di o vëlla për kë na qan zemra ne shqiptarëve. Atë të Skënderbeut do doja, tamam tamam. Por nuk ma ha mendja se e bën ai. I ka thënë Berisha që po ja dhe njeriu tjetër para meje, e dhjes koalicionin.
Thaçi: Ani, unë po ia them një herë. Nuk ma prish ai. Po me ekonominë si po shkoni?
Rama: Shumë mirë. Kemi arritje të mëdha në të gjitha fushat.
Thaçi: Ku kryesisht?
Rama: Në të gjitha, se nuk i mbaj mend me emra.
Thaçi: Po pse ikin at’herë?
Rama: Nuk di ta shpjegoj vëlla. Ne vazhdojmë e mbajmë vendin e dytë pas Gjermanisë, që nga koha e Berishës. Kohët e fundit madje kemi futur edhe tërshërën në menunë ushqimore të kopshteve që të mësohen që të vegjël, dhe prapë nuk janë të kënaqur!
Thaçi: Heu bre?! Ç’ka po thue. Po tërshanën edhe lopës me ja dhanë nuk e qet nji pik qumësht, si po i baka mirë robit at’her?!
Rama: E di vëlla, por kjo është faza kalimtare që t’i çoj tek bari. Domethënë që të hanë bar. Atëhere do të jenë më produktivë besoj.
Thaçi: Ti po m’len pa gojë bre!
Rama: E di vëlla. Ty të iku goja vetëm duke e dëgjuar, lere më ata që janë duke e provuar. Por do duroj edhe pak. Nja dy a tre veta kanë mbetur që i japin gojës. Pastaj vetëm unë në ERTV do jemi zëri i së vërtetës.
Thaçi: Po opozita nuk reagon?
Rama: Është çun i mirë Luli. Flasim në “signal” me njeri-tjetrin dhe merremi vesh. Unë i bëj ça më kërkon, ai bën sikur inatoset.
Thaçi: Ç’ka asht “signal”?
Rama: Është program celulari. E shkarkon dhe nuk përgjohesh. Do ta jap edhe ty të flasësh me Albinin?
Thaçi: A i lumi ti bre vlla. Ky jemi të gju me gaz lotsjellës. Jam tuj u përpjek me e nda dysh, por pak e vështirë.
Rama: Përpiqu vëlla. Ti ke qenë edhe në grupet marksiste të Zvicrës. E di parullën që nuk ka kala që s’marrin komunistët. Unë një kandidat kam qenë dhe ia dola. Kështu që edhe ti do ia dalësh./dritare.net

















