Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Avokati shpjegon ku përzihet Rama me drogën e Maminasit

Avokati shpjegon ku përzihet Rama me drogën e Maminasit
Nënë Xhevria: Avokat, nuk kemi një përshkrim Tuaj për ngjarjen e famshme të Maminasit, ku u kap 6 13 kg kokainë?

Avokati: Shumë e thjeshtë zonjë, ia thashë edhe amerikanëve se ata kishin ngecur. Ja skema. Rama donte të importonte drogë që të zëvëndësonte humbjen e Xibrakës. Mirëpo del problemi se i duhen njerëz. Tepelensit e tij nuk e njohin kokainën. E shumta deri tek hashashi i Lazaratit apo ai vietnamez kanë ekspertizë. Në këtë moment i çon mesazh Lulit. Ai i thotë që fol me doktorin se po më kapën nuk e mbaj dot burgun. Rama ha turpin me bukë, se pafidhe është ai, pa dinjitet, nuk është si puna ime që kam ndërruar 5 parti. Kështu pra që të riformulojmë, Rama do drogë, merr Lulin, Lulit nuk ia mban dhe i thotë merr doktorin.

Kështu pra ky merr doktorin dhe i thotë që më gjej ndonjë malok nga ata të tutë se kanë më shumë zemër se këta kolaqët e mi. Jo kuksian, jo tropojan, jo dibran, nejse bien dakort që të jetë tropojan që të ketë besimin e doktorit por të jetë edhe socialist. Kështu, zgjedhin Arbër Çekajn i cili është tropojan dhe socialist. Por me kushtin që doktori të marrë 1/3 e mallit. Edi bie dakort me pazarin. Pastaj bie muhabeti ku do gjejnë dollarët. Bien të dy në një mendim që t’ia kërkojnë Metës. E bëjnë në video konferencë. Ky është dakort por me kusht që të hyjë garant doktori. Doktori është dakort. Pastaj Meta kërkon 1/3. Ky pafidhja pranon por me kushtin që t’i jepte mall. Meta i thotë që nuk ka ekspertë pasi skraparllinjtë e tij vetëm rakinë njohin. Nejse, dikur bien dakort. Del problemi se Meta i ka euro. Pra jemi në momentin që duhen thyer paratë. Këtu hyj në skenë unë. Ma thotë njeri që i kisha dollarë borxh se i duheshin dollarët. Pyetje pas pyetjesh e mora vesh se ku flinte lepuri. Lajmërova amerikanët. Atyre ju iku tepeleku. Më thanë të lidhesha me kolumbianët. Aaaaa, deri këtu zotërinj, ju thashë. Unë jap skemën, ju vazhdoni, nuk është puna ime të merrem me vogëlsira. Rezultati dihet. Amerikanët donin të më falenderonin publikisht, por unë nuk pranova. Po të jetë për të folur, flas vetë, ju thashë.

Nënë Xhevria: Ju falenderojmë shumë avokat

Avokati: Të lutem zonjë, sa herë të doni. Jemi xhentëlmenë race./dritare.net