Artan Hoxha: Ja si më ra në dorë videoja e kryetarit të Bulqizës duke thithur kokainë!

Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur për videon që publikoi sot ku shfaqej kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duke konsumuar kokainë. Hoxha tha se kjo video nuk është e montuar nga PD-ja, siç tha Alla. Ai tregoi se si është xhiruar kjo video.

“Prej 4 muaj e kam patur këtë video. Video është xhiruar pasi ka marrë mandatin. Nga momenti i parë që kam rënë në dijeni, kam qenë duke u marrë me diçka tjetër në Bulqizë. Me botën e krimit në mineralin e kromit. Duke bërë këto kontakte, rastësisht rashë në këtë video. Kam bërë verifikimet, në fillim rashë në dijeni të faktit që aty përdoret lëndë narkotike nga këta funksionarë. Ky është një problem i madh në disa qytete të tjera. Duke hulumtuar personalitetin e tij nuk më përputhej, nuk ka ngarkesë penale apo kriminale, ka mbaruar shkollën për mësues edukim fizik, ka qenë mësues fizkulture. Nga gjithë ajo video unë kam shkëputur vetëm një moment, unë nxora atë pasazh që mendoj unë se ka vlerë. Unë qëllimisht kam hequr time code për të mos zbuluar, orën datën, lokalin, unë nuk dua të identifikojë qytetarë që mund të kenë pasoja nga kjo video sepse mund të akuzohen që kanë publikuar këtë video. Ajo është kamerë sigurie, filmimi që kam unë ka një zë. Kamera vetë është me rezolucion të lartë, lokali vetë nuk ka interes të ta jap këtë video. Një person me celular ka filmuar mbi ekranin e kompjuterit, këtë gjë mund ta kenë bërë shumë njerëz. Sot nuk i identifikojmë dot që është burim. Erdhën njerëz që kontaktuan. Presion dhe marrëveshje është kërkuar pa fund. Ofruan para dhe kërcënime, edhe nga bota politike, edhe nga bota e nëndheshme.”,- tha gazetari.

LEXO DHE :  Video/ Autor i shumë vjedhjeve, ja momenti kur arrestohet 27-vjeçari i rrezikshëm nga Durrësi

I pyetur nëse ka bashkëpunuar me PD-në, apo me ish-deputetin, Ervin Salianji Hoxha u shpreh: “Ty të duket se bashkëpunoj me Salianjin unë. Asnjëherë mo burr, e kam parimin numër një. Unë nuk e kam parim, asnjëherë nuk marr materiale, nuk bashkëpunoj se nuk kam nevoje të bashkëpunoj. Ti mendon që ta kishte PD-ja videon nuk do e botonte, pse do ma jepte mua?”/K.C/dritare.net

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.