Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Artan Hoxha nxjerr videon: Kryebashkiaku i Bulqizës filmohet duke thithur kokainë

Artan Hoxha nxjerr videon: Kryebashkiaku i Bulqizës filmohet duke thithur
Ashtu siç ishte paralajmëruar, gazetari i Abc News Artan Hoxha ka publikuar videon që sipas tij konfirmon se kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla po thith kokainë në një ambient publik. Gazetari tha se pamjet janë kapur nga kamera sigurie dhe momenti është fiksuar disa kohë më parë.

“Kemi të bëjmë me një rast që është shumë i rëndë. Kjo konfirmon akuzat e PD që kërkoi të fusë me ligj testin për narkotikët për funksionarët e lartë. Është një rast që përbën problem. Kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve dhe marrin vendime për të mirën e qytetarëve. Për mirëadminstrimin e zonës. Problematika tjetër është se si është e mundur që këta persona i shpëtojnë filtrit të përzgjedhjes nga ata që i kandidojnë. Këtu është një ambient publik dhe bëhet fjalë për një moment diskreditues”, tha Artan Hoxha./abcnews

https://www.youtube.com/watch?v=z948vKHtirY&feature=youtu.be