Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Veterineri Jorgaqi: Turisti vjen për të ngrënë mishin, djathin, vezën tonë, jo bërxollat që i ka në vendin e vet!

Veterineri Jorgaqi: Turisti vjen për të ngrënë mishin,

Në një intervistë të jashtëzakonshme për emisionin “Shqip” në Dritare TV me Rudina Xhungën, veterineri 92-vjeçar Aleksandër Jorgaqi ngriti një të vërtetë të madhe: turizmi nuk ecën pa bujqësi dhe blegtori. Turisti i huaj vjen në Shqipëri për të shijuar një përvojë të re – dhe ajo nis nga pjata.

“Çfarë kuptimi ka që ai gjen këtu të njëjtin mish, të njëjtin qumësht, të njëjtin djathë që ka në vendin e tij?”, pyet Jorgaqi.
“Nëse nuk i japim mishin tonë, vezën tonë, rakinë që kemi bërë vetë, atëherë pse ka ardhur?”

Për ta bërë më të qartë këtë argument, Rudina Xhunga solli një shembull të prekshëm nga jeta e përditshme shqiptare: kur pret dikë për darkë në shtëpi, nuk i servir bërzolla të ngrira – por një gjellë që e ke mësuar nga gjyshja apo mamaja. Diçka që përfaqëson ty.

“Nëse të ftoj për darkë dhe të jap bërzolla që i blej nga supermarketi, ti s’do mbash mend asgjë. Por nëse të jap rakinë e bërë vetë, mishin e rritur vetë, një gjellë që e kam mësuar nga mamaja ime, atë do ta mbash mend.”

Ky është thelbi i asaj që po humbasim si shoqëri: kujtesën e shijes. Autenticitetin. Dashurinë për tokën dhe për atë që vjen prej saj.

Jorgaqi tha se blegtoria nuk është vetëm ekonomi, por kulturë. Dhe nëse ajo shkatërrohet, humbasim më shumë sesa një sektor – humbasim identitetin./dritare.net