Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, ja arsyeja!

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, ja arsyeja!

Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), i shoqëruar nga avokati i tij.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, avokati i Gaçit deklaroi se klienti i tij është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime. Ai nuk dha detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e dëshmisë apo objektin konkret të hetimit.

Sipas burimeve pranë SPAK, Gaçi dyshohet për veprën penale të pastrimit të parave. Hetimi raportohet të jetë i ri dhe lidhet me transferta të dyshuara monetare drejt disa shteteve.

Burimet bëjnë me dije se hetimi ka nisur pas këqyrjes së telefonit të një shtetaseje, e cila ka qenë bashkëpunëtore e drejtësisë në një tjetër procedim. Gjatë verifikimit të komunikimeve në telefon, dyshohet se janë gjetur biseda që lidhen me transferta parash.

Deri në këtë fazë, bëhet fjalë për dyshime që janë objekt hetimi, ndërsa çdo përgjegjësi penale duhet të përcaktohet nga organet e drejtësisë në përfundim të procedurave./L.F-dritare.net