Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi
Dritare.net

Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze Anne Carson është shpallur fituese e Çmimit Nobel në Letërsi për këtë vit.
Carson, 76 vjeçe, vlerësohet për një krijimtari që ndërthur poezinë, prozën dhe studimet klasike, duke sfiduar kufijtë tradicionalë mes zhanreve letrare.
Ajo është gjithashtu e njohur për përkthimet e letërsisë së lashtë greke dhe ka qenë për më shumë se 30 vjet profesoreshë e klasikëve.
Çmimi Nobel në Letërsi i jepet një autori për kontributin e tij në tërësinë e veprës letrare dhe konsiderohet një nga vlerësimet më prestigjioze në botën e letërsisë.
Anne Carson (Ana Karson) është poete, eseiste, përkthyese dhe studiuese kanadeze e letërsisë antike, e lindur më 21 qershor 1950 në Toronto.
Konsiderohet një nga zërat më origjinalë të poezisë bashkëkohore.
Ajo shkruan për dashurinë, humbjen, kujtesën, dëshirën dhe vdekjen, duke ndërthurur poezinë me filozofinë dhe mitologjinë greke.
Disa nga librat e saj më të njohur janë Autobiography of Red, The Beauty of the Husband dhe Nox, një vepër për vdekjen e vëllait të saj.
Në vitin 2020 fitoi Çmimin Princesa e Asturias për Letërsinë.
Çfarë e bën të veçantë? Ajo arrin ta shndërrojë dhimbjen personale në letërsi të jashtëzakonshme, pa sentimentalizëm.
Fituesi i këtij viti do të marrë edhe një çmim financiar prej 12 milionë koronash suedeze, rreth 900 mijë paund ose 1.2 milionë dollarë.