
Ambra fton Olsin për kafe, reagimi i Fiorentinës është i paparë
Dritare.net

Pasi Olsi e ka bërë këtë veprim, Fiorentina sigurisht që nuk mund të rrinte pa reaguar, pasi Ambra ka qenë një nga vajzat për të cilat ajo bëhej shumë xheloze në “Big Brother”. Por duket se një situatë e tillë nuk mund të kalonte pa një reagim nga Ambra. Mbrëmjen e djeshme ajo ka postuar në Instagram një video të çiftit shkëputur nga emisioni, momentin kur Olsi e telefonoi. Bashkangjitur fotos, Ambra shkruan: “E pimë kafen tjetër herë o Olsi, por bashkë me Fiorin. Respekte!” Pak minuta më vonë ka komentuar edhe Fiorentina, duke ia kthyer përgjigjen Ambrës: Pije edhe vetëm me Olsin se ta siguroj që për ty s’jam më xheloze. Respekte edhe nga unë”. “Duket se situata ka ndryshuar shumë mes dy vajzave, të cilat dikur grindeshin në “Big Brother”, ndërsa sot “respektohen”.

















