Sandra jeton në verë në shtëpinë e gjyshërve dhe punon te Mrizi!
Dritare.net
Që Shqipëria të bëhet dhe të arrijë nivele botërore në çdo drejtim, duhet një kontribut shumë i madh nga të gjithë. Që të rinjtë mos të kenë frikë dhe sedër për t'ia nisur nga puna më e thjeshtë por mbi të gjitha ta duan vendin e tij dhe të bëjnë më të mirën çdo ditë.
Ashtu si Sandra Biba, studentja e cila ka zgjedhur që gjatë verës të punojë dhe kontriubojë për turizmin dhe agroturizmin shqiptar, duke iu bashkuar stafit të Mrizit të Zanave. Në verë Sandra së bashku me motrën qëndrojnë tek shtëpia e gjyshërve dhe më pas i kthehen shkollës. Gjatë sezonit, te Mrizi bën kamerieren dhe guidë te degustimi vererash te vineria. Kjo ia përsosi anglishten, që bie në sy te të gjithë.
"Kemi shumë rezervime nga familjarë por jo vetëm, që vijnë për të kaluar kohë tek Mrizi dhe kantina. Por edhe për te shijuar ushqimin vendas, dhe embësirat që shkojnë aq shumë me verën. Tek restoranti shërbejmë ushqim lokal, kemi shumë fermerë që na ndihmojnë të sigurojmë ushqim të freskët. Turistët mund të gjejnë një llojshmëri ushqimesh, djathërash dhe më të njohurin kaçkavall që duhet kohë për ta përgatitur. Të gjithë së bashku punojmë për të realizuar gjërat e mrekullueshme tel Mrizi.
Unë dhe familja ime prej kohësh jetojmë në Shkodër për shkak të studimeve, por gjyshi ka ende shtëpinë në një fshat pak larg Fishtës. Gjatë verës unë dhe motra ime punojmë së bashku tek Mrizi. Është vërtet një punë shumë e bukur, një mrekulli vere. Puna është disiplinë, të mëson dhe edukon por edhe të njeh me shumë njerëz çdo ditë. Kështu mëson më shumë edhe për botën jashtë. Jam e lumtur që punoj për të promovuar kulturën tonë, veshjet aq të bukura, dialekti, ushqimet, gjithçka", tha Sandra për gazetaren Rudina Xhunga.
Ajo do donte të behej pediatre dhe të jetojë përgjithmonë në tokën e saj, po të shohim, thotë Sandra Biba, studentja e mjekësisë, që ngjan me një zanë në Mrizin e Zanave. Me zanën më punëtore!/ M.K-dritare.net