Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Reporterja zviceriane që na zbuloi në 2014-ën: Dua të flas shqip me shqiptarët!

Reporterja zviceriane që na zbuloi në 2014-ën: Dua të flas

Barbara Munz, reportere zvicerane erdhi në Dritare TV për të rrëfyer eksperiencën e saj në Shqipëri, si një turiste besnike që është rikthyer çdo vit që prej 2014-ës.

Zonja Muz tregoi se vendi ynë e ka tërhequr shumë, për shkak të natyrës së bukur që ka, njerëzve miqësorë ndaj ka vendosur që të mësojë edhe shqip, që të komunikojë lirshëm edhe me njerëzit që takon.

“Më pëlqen shumë të flas shqip dhe këtë vit kam ardhur këtu për disa arsye, njëra prej të cilave është festa e ditëlindjes së dikujt. Por arsyeja tjetër, dhe më e rëndësishmja, është të mësoj gjuhën shqipe. Gjatë viteve të kaluara, kam dashur të flas me shqiptarët, dhe pse mund të komunikoj anglisht ose italisht, më intereson të flas shqip. Pse jo të mos mësoj shqip edhe pse e di që nuk do mund ta flas asnjëherë ashtu siç do doja.

Kam blerë libra dhe kam dëgjuar CD për të ndihmuar në mësimin e gjuhës. Kam filluar të mësoj fjalët e para si "përshëndetje", "mirupafshim" dhe "faleminderit". Kam mësuar të kërkoj një gotë me ujë, verë apo për të shkuar diku. Disa nga fjalët janë të lehta, por kur përpiqem të bëj biseda më komplekse, ndiej vështirësi. Kam pasur mësime private këto dy javët e fundit, dhe mësuesja ime është shumë e mirë.

Kur mendoj për të jetuar në Shqipëri, e shoh si më shumë se një thjesht një udhëtim. Dua të njoh kulturën dhe historinë e vendit. Unë nuk e shoh veten vetëm si turiste. Gjatë kësaj kohe, kam pasur kontakte me miq, kam shkuar në teatër dhe kam marrë pjesë në ngjarje kulturore. Kam parë restorantet e reja. Gjatë gjithë kohës kam qenë e zënë ndaj nuk e quaj veten vetëm turiste”, tha zonja Munz për gazetaren Marina Kërçeli./M.K-dritare.net