Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

La Athinën për Gjirokastrën, tani vesh ambasadoret!

La Athinën për Gjirokastrën, tani vesh ambasadoret!

Në Qafën e Pazarit ka vetëm duar artë. Artistë e njerëz të punës që qëndrojnë si xhevahire në të dyja anët e Pazarit të vjetër në Gjirokastër. Aty është edhe Bona Design, e cila la Tiranën për t’u kthyer në vendin e origjinës së saj, për të bërë atë që ajo ka më shumë pasion.

La Athinën për Gjirokastrën, tani vesh ambasadoret!

“Unë jam e lindur dhe e rritur në Tiranë. Prindërit i kam gjirokastritë. Babai që kur ishte i ri thoshte me zor pres të dal në pension e të shkoj në Gjirokastër. Ai vdiq pa i bërë 50 vjeç, dhe unë u ktheva për të këtu. I bëj të gjitha veshjet vetë nga procesi i parë i punës deri në fund.

La Athinën për Gjirokastrën, tani vesh ambasadoret!

Vijnë shumë të huaj, por kam ndjerë shumë kënaqësi sidomos nga zonjat ambasadore që janë veshur këtu.

La Athinën për Gjirokastrën, tani vesh ambasadoret!

Në vizitën e saj në Gjirokastër ish-ambasadorja Yuri Kim mori një kostum lino me viza dhe u ndjeva shumë e lumtur kur ia pashë veshur në Amerikë”, u shpreh Bona për Dritare TV./L.F-dritare.net