Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Kjo është teqeja më e veçantë në Shqipëri!

Kjo është teqeja më e veçantë në Shqipëri!

Një rrugë me kalldrëm i çon vizitorët në Teqenë e Melanit në Nepravishtë. Teqeja është një qendër fetare për bektashianët, por jo vetëm. Ndërtimet e tanishme të teqesë u bënë më 1800 nga Baba Aliu i Gjirokastrës, varri i të cilit ndodhet në tyrben përballë ndërtesës kryesore të teqesë.

Kjo është teqeja më e veçantë në Shqipëri!

E vendosur në këmbët e malit Bureto, teqeja ofron një peizazh të mrekullueshëm, ashtu si edhe vetë arkitektura e saj. Madje edhe qiparisët që e rrethojnë janë mbjellë në mënyrë të tillë që nëse shihen nga lart, mund të lexosh fjalën Allah.

Kjo është teqeja më e veçantë në Shqipëri!

Dritare TV ishte në këtë teqe ku foli me Babain e Teqesë, për të kuptuar pse kjo teqe tashmë përvec besimtarëve po kthehet në një interes të vecantë edhe për turistët.

“Unë si dervish punoj prej 24 vitesh në këtë teqe. Prej tre vjetësh kam marrë gradën Baba. Kjo teqe është një shtëpi e madhe, që kushdoi që vjen është si në shtëpinë e tij. kemi plot vizitorë që vijnë. Tani kjo teqe është edhe shumë e njohur sepse turistët e pëlqejnë shumë për shkak të pozicionit fantastik gjeografik.

Themelet e teqesë janë në vitin 1640, ndërsa ndërtimet e tanishme të teqesë u bënë më 1800 nga Baba Aliu i Gjirokastrës. Është një ndër teqetë më të rëndësishme të zonës. Kjo është një ndër godinat më të vjetra, ndërsa selvijat janë ata që e bëjnë unike këtë teqe sepse janë të mbjella në një formë të tillë që shkruajnë Allah”, u shpreh Baba Mustafai./L.F-dritare.net