Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Kabunia krutane!

Kabunia krutane!

Gazetari dhe fotografi britanik Robert Hackman, natën në Krujë e kaloi te Hotel Panorama.

Kabunia krutane!

Ai iu bashkua turistëve të tjerë të huaj të cilët këndonin e kërcenin shqip, në një prej restoranteve më të njohura të këtij qyteti historik.

Kabunia krutane!Kabunia krutane!Kabunia krutane!

Darkën, e shijoi me pamje nga Kalaja, ku për herë të parë provoi kabuninë, ëmbëlsirën e famshme krutane!

Kabunia krutane!

“Dita ime në Krujë po mbyllet këtu. Pas darkës, Hasani, menaxheri i hotel Panoramës, më ftoi t’i bashkohem tavolinës së tij, me pamje nga Kalaja.

Më the që ke një surprizë të vogël për mua apo jo?

Po, dua të provosh një gatim. Nëse vjen në Krujë, duhet ta provosh patjetër. Është një ëmbëlsirë tradicionale që ne e quajmë kabuni. Do ta sjellë kamerieri tani dhe ne do të flasim pak për të.

Kjo është kabunia, një gatim tradicional.

Është gatim që i përket zonës së Krujës?

Po!

Kabunia krutane!

Receta e këtij gatimi është e Krujës. E gatuajnë edhe vendet e tjera, por ka diçka specifike që e dinë vetëm krutanët. Do ta dish sekretin?

Më lër të vendos syzet!

Do ta zbulosh vetë?

Ka në përbërje një lloj orizi dhe rrush të thatë që është përbërësi kryesor.

Me zor pres që ta provoj.

Shpresoj të të pëlqejë.

Kabunia krutane!

Ka gjithashtu kanellë, siç e shikon ne e kemi zbukuruar pjatën rreth e rrotull. Në përbërje ka edhe diçka tjetër. Këto copëzat e vogla që shikon përreth janë mish.

Por a është kjo një ëmbëlsirë? E konsumoni këtë pjatë pas pjatës kryesore apo jo?

Po, të gjithë njerëzve që ju tregojmë këtë sekret të gjithë janë të surprizuar. Asnjë nuk e pret që një ëmbëlsirë të ketë mish.

Kabunia krutane!

Dhe unë jam i surprizuar gjithashtu.

Çfarë lloji mishi ka në përbërje?

Është mish nga qafa e qengjit. Ne e ziejmë dhe e gatuajmë më pas në ëmbëlsirë me oriz dhe kanellë.

Do katër orë kohë që të gatuhet.

Kabunia krutane!

Pra është pak a shumë rizoto me mish, por e ëmbël. Çfarë e bën të ëmbël këtë pjatë?

Ka sheqer në përbërje. Orizi zihet, shtohen arra, më pas kanellë dhe në fund mishi dhe i lë të zihen bashkë.

Pra është një rizoto e ëmbël.

Hëm, është një pjatë unike.

Hm, jam i intriguar nga kjo pjatë. Kush do e provojë i pari?

Sigurisht, gjithmonë i ftuari.

E di që do të jetë shumë e mirë sepse ka dalë nga kjo kuzhinë të cilën e kam provuar edhe më parë kështu që e di që jam në duar të sigurta. Duket fantastike.

Çfarë janë këto copëzat e vogla?

Kabunia krutane!

Janë mish!

Ah duket i gatuar shumë mirë.

Po, sepse është zier.

Ja më në fund, do të provoj kabuninë. Uau!

Ke provuar diçka të ngjashme më parë?

Më pëlqen. Më ngjan pak a shumë me atë ëmbëlsirën e bektashinjve.

Hashure?

Po, ajo!

Ngjan disi me atë por me thënë të drejtën, kjo më pëlqen më shumë.

Më pëlqen shumë, shumë. Isha pak i habitur se si mund të shijojë një ëmbëlsirë me mish.

Ky është një reagim i zakontë që ne marrim.

Kabunia krutane!

Nuk do ta provosh dhe ti pak?

Po ja, po marr dhe unë pak.

Po, sa për të dhënë vlerësimet për shefin. Për mua, e ka qarë.

Unë e shikoj çdo ditë por nuk e provoj gjithmonë.

Faleminderit shumë!

Faleminderit ju! Jeni gjithmonë të mirëpritur!/dritare.net