Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Fotoreporteri britanik zbulon Dukagjinin!

Fotoreporteri britanik zbulon Dukagjinin!

Për herë të parë, një fotoreporter britanik ka shkelur në një nga trevat më të izoluara, por më mahnitëse të Shqipërisë, Luginën e Shalës, në zemër të Dukagjinit. Robert Hackman, një emër i njohur në botën e albumeve dhe dokumentarëve ndërkombëtarë, ka udhëtuar drejt veriut të thellë për të realizuar një reportazh unik për Dritare TV.

Fotoreporteri britanik zbulon Dukagjinin!

Hackman e tregon Dukagjinin e izoluar, duke udhëtuar përmes terreneve të thepisura, shtigjeve të thella dhe peizazheve që të lënë pa frymë.

Fotoreporteri britanik zbulon Dukagjinin!

Në dokumentarin e realizuar nga Dritare TV, Hackman flet për potencialin e jashtëzakonshëm turistik të Dukagjinit, që edhe pse nuk është ende pjesë e guidave turistike, do të jetë së shpejti, kryeqyteti i veriut në turizëm.

Fotoreporteri britanik zbulon Dukagjinin!

Hackman flet së bashku me djalin e Dukagjinit, Gjon Dukgilaj, për legjendat e malësorëve, historinë e burrneshave dhe njerëzit që e ruajnë me fanatizëm kulturën, gjuhën dhe shpirtin e Alpeve.

Fotoreporteri britanik zbulon Dukagjinin!

“U ndjeva sikur po zhytesha në një botë tjetër, të paprekur nga koha. Kjo është Shqipëria që bota duhet të njohë,” thotë Hackman në dokumentar.

Fotoreporteri britanik zbulon Dukagjinin!

Ky dokumentar shënon një hap të madh për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të veriut të Shqipërisë, në një mënyrë që i flet botës. Përmes rrëfimit të një fotoreporteri britanik, që u bë pjesë e kësaj toke për disa ditë, historia e Dukagjinit merr jehonë ndërkombëtare.

Dokumentari është tashmë i publikuar nga Dritare TV dhe është një dëshmi se Shqipëria e thellë, ajo e legjendave dhe shpirtit të vërtetë, është gati të tregojë historinë e saj për të gjithë botën./L.F-dritare.net